Kosova do t’i kryesojë dy komisione brenda Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore.

11:55 | 01 Qershor 2022

Kosova do t’i drejtojë dy komisione brenda Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë të mërkurën se Kosova do të kryesojë Komisionin për Edukim, Hulumtim dhe Shkencë, si dhe atë për Drejtësi e Siguri, brenda Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore.

Kjo ngjarje po zhvillohet në Parlamentin e Greqisë.

“SEECP është forumi i vetëm rajonal i bashkëpunimit që përfshin 13 vendet pjesëmarrëse në Evropën Juglindore”, ka treguar Statovci përmes një postimi në Facebook.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës po e përfaqëson Kosovën si anëtare e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Komento: