Kosova fton për herë të parë futbollistin që luan në ligën holandeze

17:05 | 18 Maj 2021

Në miqësoret e muajit Qershor, do të shohim fytyra të reja të kombëtarja e Kosovës.

Një prej tyre është futbollisti Destan Bajselmani që luan te Zwolle në elitën e futbollit holandez.

22 vjeçari është ftuar zyrtarisht për ndeshjet kundër San Marinos dhe Maltës, shkruan Indeksonline.

Bajselmani luan pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa këtë sezonë ka luajtur 5 ndeshje.

Kujtojmë, që për këtë futbollist Shqipëria ka shprehur interesim që disa muaj, por Bajselmani ka zgjedhur përfundimisht Kosovën.

Komento: