Kosova i kishte refuzuar radarët që ia kishte ofruar Finlanda – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kosova i kishte refuzuar radarët që ia kishte ofruar Finlanda

09:55 | 05 Korrik 2022

Pse i kishte refuzuar Kosova radarët që ia kishte ofruar Finlanda?

Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë të hënën në Pressing të “T7” se “Kosova e kishte refuzuar” një donacion nga Finlanda për radarë blic të cilët montohen dhe në mënyrë të programuar fotografojnë çdo shkelje në komunikacion.

Sipas tij, “refuzimin e ka bërë Ministria e Infrastrukturës”, ka shtuar se kjo ka ndodhur “para 3 ose 3 viteve”.

“Kosova ka pasur ofertë për donacion falas nga Finlanda, për montimin e këtyre radarëve statikë që janë me blica, s’i kemi marrë”, ka thënë ai.

Ka shtuar se radarët e tillë nuk e njohin as një zyrtar, por në mënyrë automatike evidentojnë shkeljet e rregullave në komunikacion.

“A kemi blica najkund në Kosovë? Blici nuk e njeh as ministrin as politikanin”, ka thënë ai.

Deklarata e ish-drejtorit të Policisë vjen në një kohë kur në Skenderaj, të dielën janë plagosur dy policë.

Dyshimet e para janë se ngjarja ka rrjedhuar si rezultat i dheniës së një gjobe për Nuredin Lushtakun, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës.

Ai akuzohet për plagosje dhe rrjedhimisht gjendet në paraburgim 48 orësh. Lushtaku të gjitha akuzat i ka hedhur poshtë.

Madje, ka shtuar se “polici e ka plagosur kolegun e tij”, duke pretenduar se “të gjithë ishin në rrezik të vriteshin”.

Rasti është dënuar nga Ministria e Brendshme dhe prej Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Pos problemit me personat potencialisht të rrezikshëm për t’u gjobitur, policia përballet edhe me procesin e kryerjes së punës.

Pasi ka mungesë të radarëve, e ka pranuar vetë ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Për më shumë ka thënë se “është marrë një vendim që policëve iu limiton numrin e dhënies së tiketave brenda ditës”.

“Të papranueshëm këtë vendim”, e ka cilësuar ai.

Ka pretenduar se policët e ri janë shumë më strikt, sipas tij “nuk e njohin askë”, duke thënë se “qytetarët ankohen ndaj tyre për shkak të rigorioziteti të tyre”.

Komento: