Kosova mposhtet nga Italia

19:55 | 20 Mars 2021

Pavarësisht paraqitjes së mirë, Kosova humb edhe ndeshjen ndaj Italisë.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka humbur edhe ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2021.

Dje, Kombëtarja jonë humbi ndeshjen ndaj Austrisë edhe pse patën avantazhin në pjesën e parë, transmeton lajmi.net.

Tani, edhe në ndeshjen e dytë, vashat tona nuk arritën të marrin rezultat pozitiv, megjithëse patën ndeshje të ngushtë me një nga Kombëtaret më të mira në këtë sport.

Kjo është humbja e dytë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2021.

Kosova dukej pak e lodhur edhe për shkak të ngarkesës së madhe në ndeshjen e djeshme ndaj Austrisë, ndërkohë që Italia ishte e lirë.

Menjëherë në fund të majit e fillim të qershorit na presin ndeshjet kualifikuese për Euro 2022.

Rezultati përfundimtar, Italia – Kosova 24:22

Komento: