Kosova pranon 40 pajisje oksigjen-formuese nga qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF-i

18:29 | 06 Gusht 2020

Kosova ka pranuar një donacion prej 40 pajisjeve oksigjen-formuese nga qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF-i.

Kosova po kalon një situatë të vështirë me virusin Korona.

Vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 196 raste të reja dhe 16 vdekje si pasojë e koronavirusit.

Në ceremoninë e pranimit të pajisjeve ka qenë i pranishëm ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i cili tha se këto pajisje janë të dedikuara për kujdesin primar shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat.

Ai ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut dhe UNICEF-in për këtë donacion.

Komento: