Kosova pranon pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh donacion nga BE

13:53 | 05 Qershor 2020

BE’ja ndihmon Kosovën me pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se ka pranuar sot kont¬igjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosov¬ë, në vlerë prej 5 milionë eurove, raporton Express.

Kjo mbështetje vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për par¬andalim dhe mbrojtje nga Covid-19.

Në ceremoninë e dorë¬zim-pranimit të dona¬cionit morën pjesë; Armend Zemaj, Minist¬ër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovë¬s, Basri Sejdiu, dre¬jtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, zyrta¬rë të BE-së në Kosov¬ë, por edhe mjekë dhe përfaqësues nga Or¬ganizata Botërore e Shëndetësisë dhe ins¬titucionet e tjera relevante.

Në donacion përfshih¬en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe paj¬isje të tjera.

Me këtë rast, Minist¬ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falenderuar BE-në për këtë donacion, duke shpreh¬ur se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të ketë edhe dona¬cione të tjera.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, ka thënë se këto 10 autoambula-nca janë të mirëprit¬ura dhe do të ndihmo¬jnë në lehtësimin e punës së profesionis¬tëve shëndetësorë.

Samir Selimi, menaxh¬er i projektit në zy¬rën e BE-së, tha se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kos¬ovës në luftën ndaj pandemisë.

Komento: