Kosova pritet të dërgojë në Ukrainë ekspertë të forenzikës

19:50 | 20 Prill 2022

Kosova së shpejti pritet të dërgojë në Ukrainë ekspertë të forenzikës.

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takuan ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe ata të ngarkuar me çështjet e ADN-së pranë Agjencisë Kosovare për Forenzikë.

Siç njoftohet, gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit nga ekspertët kosovarë të forenzikës në territorin e Ukrainës.

Kjo si ndihmë e Republikës së Kosovës për shtetin që ka dy muaj që është nën sulmet e ashpra ushtarake të Federatës Ruse.

“Ditëve në vijim do të intensifikohet komunikimi ndërmjet Qeverisë dhe ekspertëve të forenzikës rreth kësa forme të ndihmës për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Komento: