Kosova shkruan historinë në Kampionatin Evropian

18:37 | 25 Korrik 2021

Kosova e shkruan historinë, përfundon e treta në evropian.

Kosova në basketboll për kategorinë e femrave ka arritur një sukses historik.

Vashat dardane në pjesëmarrjen e tyre të parë në garat ndërkombëtare, kanë arritur të sigurojnë vendin e tretë në Evropianin për shtetet e vogla.

Kosova në përballje për pozitën e tretë, e mposhti Maltën me rezultat përfundimtar 70:60.

Te Kosova, u dalluan Era Shatri me 17 pikë e 15 kërcime, Saranda Daci me 14 pikë e 13 kërcime dhe Alexis Tolefree me 16 pikë.

Kjo për vajzat tona në kategorinë seniore për femra ishte hera e parë, që luajtën në një garë ndërkombëtare.

Komento: