Kosova vazhdon ta mundojë Vuçiqin, “Ditë të vështira për Serbinë”

13:49 | 28 Maj 2021

“Ditë të vështira për Serbinë”, Kosova vazhdon ta mundojë Vuçiqin.

Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq vazhdon ta mundojë çështja e Kosovës.

Ai këtë e shprehu edhe gjatë takimit të sotëm që pati me ambasadorin rus në vendin e tij, Alexander Botsan-Kharchenko, transmeton Klankosova.

Duke folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiq tha se “ditë të vështira janë përpara vendit tonë”, dhe shtoi se “ do të investojë shumë energji në Bruksel për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, duke luftuar për një kompromis”, thonë nga zyra për media e Vuçiqit, raporton Tanjug.

Komento: