Kosova zbulon formacionin startues për ndeshjen ndaj Rusisë

16:49 | 06 Mars 2020

Vashat kosovare do të përballen me Rusinë në kuadër të kualifikimeve për evropianin EURO2021.

Dardanet do të synojnë fitore për ta vazhduar ëndrrën, derisa pritet ta kenë mbështetjen maksimale të bashkëatdhetarëve në Gjermani, vendi ku edhe do të zhvillohet dueli, me vendim të UEFA-së, kuptohet për shkaqe politike, shkruan gazetablic.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 18:00, kurse kombëtarja jonë tashmë ka publikuar formacionin zyrtar.

Besarta Leci, Fjolla Shala, Donjeta Halilaj, Liridona Syla, Besarta Hisenaj, Blerta Shala, Valentina Limani, Edona Kryeziu, Besjana Reçica, Erëleta Mehmeti, Modesta Uka, Kryetrajnere: Aferditja Fazlija.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual, sakaq mëposhtë e keni edhe renditjen tabelare momentale.

Komento: