Kosovare Asllani fotografohet afër flamurit të Kosovës në Tokio

23:58 | 29 Korrik 2021

Futbollistja Kosovare Asllani ka gjetur kohë të pozojë afër flamurit të Kosovës në fshatin olimpik, aty ku po mbahen Lojërat Olimpike ‘’Tokyo 2020’’.

Asllani, e cila është pjesë e Suedisë në Olimpiadë, e ka postuar foton në profilin e saj në Facebook.

32-vjeçarja bëri me duar shenjën e zemrës afër vendit ku po valvitet flamuri kosovar.

Mesfushorja ka qenë pika kyçe e Suedisë për kualifikimin në çerekfinale të Lojërave Olimpike, aty ku do të takohen me Japoninë.

Asllani është me prejardhje nga Kosova, por prindërit e saj emigruan në Suedi kur ajo ishte shumë e vogël.

Komento: