Kosovë/ Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan

11:38 | 13 December 2024
kosove/-rritet-numri-i-fluturimeve-dhe-i-udhetareve-me-aeroplan

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar raportin për statistikat e transportit dhe telekomunikimit gjatë muajit tetor 2024 në Kosovë.

Sipas raportit, numri i fluturimeve të realizuara është rritur për 21.3% më shumë se tetorin e vitit 2023.

“Në muajin Tetor 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 075 , apo 21,3 % më shumë se në
periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 355 280 ose 21,5 %
më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Tetor 2023).”
 – thuhet në raport.

Komento: