KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 32.34 për qind e votuesve

15:49 | 14 Shkurt 2021

32.32% e votuesve kanë votuar deri në orën 15:00 në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ueb-sajtin e saj.

Përkthyer në vota, i bije që deri në orën 15:00 kanë votuar 568 mijë e 124 votues.

KQZ do të ketë edhe një konferencë në orën 19:30 ku do të tregojë për numrin përfundimtar të daljes në zgjedhje.

Komento: