Krasniqi e LDK-së liston dëmet nga masat e BE-së: Për keqardhje qysh Asociacioni po del kusht për heqjen e masave ndaj Kosovës

10:33 | 23 Maj 2024
krasniqi-e-ldk-se-liston-demet-nga-masat-e-be-se:-per-keqardhje-qysh-asociacioni-po-del-kusht-per-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves


Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, njëherit anëtare në Komisionin për Integrime Evropiane, për FrontOnline ka treguar shifrat e dëmeve nga masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

‘’Zyra e ZVK-së nuk po jep informacione. 92 milion euro është rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit të Prishtinës, 9.95 milion euro është menaxhimi i mbeturinave, 7.2 milion euro është përmirësimi i rrjetit të transmisionit, 7 milion euro mbështetja e institucioneve, këto janë disa prej tyre, por 290 milion është totali. Këtë shumë e kam, por ka edhe më shumë por këta s’po tregojnë. Veç çka po mundemi me shkëputë informacione, i kam dërguar e-mail z.Bislmi por s’po përgjigjet’’ deklaron ajo.

Deputetja e LDK-së e konsideron keqardhje që formimi i Asociacionit me dalë si kusht për heqjen e masave të BE-së.

 ‘’Tash është për keqardhje që Asociacioni me dal kusht për heqjen e masave, ne kemi pasur kusht mbajtjen e peticionit në Veri dhe ai është plotësuar. Por ky kusht s’ka qenë kusht, por është për keqardhje kjo çka po dëgjojmë kohës së fundit, por se di çfarë marrëveshje ka Kurti me ta’’ shprehet ajo.

Krasniqi, thotë se krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit, por nuk e mbajtën këtë zotim dhe për këtë dështoj edhe anëtarësimi i Kosovës në KiE.

‘’Krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e asociacionit dhe aty kanë qenë dy pika dhe këta nuk janë përmbajtur asaj deklarata dhe për këtë dështoj edhe Kosova për KiE. Më herët nuk ka pasur kusht, por paska pasur kusht që Asociacioni, por s’paskan treguar. Nëse kanë bërë marrëveshje këta, unë nuk e di’’, përfundon ajo për FrontOnline.

Komento: