Krasniqi: Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve, jo në duart e disave në pushtet

15:08 | 30 Janar 2025
krasniqi:-fuqia-e-shtetit-tone-qendron-ne-zemrat-e-njerezve,-jo-ne-duart-e-disave-ne-pushtet

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas një tubimi që ka zhvilluar kjo parti në Lipjan, ku janë takuar me nëndegë e qytetarë, ka shkruar se atje kjo parti ka marrë mbështetje.

Ai ka thënë edhe se fuqia e shtetit qëndron në zemrat e njerëzve të tij e jo në duart e disave në pushtet.

“Lipjan, takim me nëndegë dhe qytetarë: Moblizim. Mbështetje. Fitore!

Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij, jo në duart e disave në pushtet. Prandaj, me 9 shkurt, bashkë me secilin prej jush, do të tregojmë se Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar ai.

Komento: