Krasniqi: Këtë vit, nevoja për vaksinim kundër gripit sezonal është edhe më e rëndësishme

23:57 | 03 Tetor 2020

Krasniqi thotë se këtë vit nevoja për vaksinim kundër gripit sezonal është edhe më e rëndësishme.

Sezoni i vjeshtës përveç situatës epidemiologjike me koronavirus pritet të rëndohet edhe me gripin sezonal.

Për këtë infektologu Valbon Krasniqi thotë se nevoja për tu vaksinuar kundër gripit sezonal në kohën e duhur është edhe më e madhe pasi të dy viruset ngacmojnë rrugët e frymëmarrjes.

“Këtë vit për shkak edhe të pandemisë me Covid-19 nevoja bëhet edhe më e rëndësishme për tu vaksionuar kundër gripit sezonal dhe presim që deri në një kohë optimale ..këta dy virusë janë virus të ndarë, të dytë i sulmojnë rrugët respiratorë. Megjithatë vaksina kundër gripit sezonal nuk është e paraparë për mbrojtje ndaj pandemisë Covid-19, kështu që koha optimale është koha që përmendëm më herët dhe ne presim që krahas planifikimeve të rregullta edhe të fillojë ky vaksinim me kohë”, tha Krasniqi.

Komento: