Krasniqi: Kurti e lavdëroi Ivanoviqin sepse po e pranon “Zajednicën”

12:46 | 25 Janar 2023

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me situatën e krijuar rreth Asociacionit të Komunave Serbe. Kësaj here profesori Krasniqi, Asociacionin e ka ndërlidhur me një deklaratë të Kurtit për ish politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Sipas tij, Kurti e lavdëroi Ivanoviqin për t’i përgatitur psikologjikisht siç thotë Krasniqi turmat e tij militante, për të pranuar Zajednicën.

Madje sipas tij, Kurti nuk po ka guxim që këtë obligim ta kryejë vetë, e ka lënë në dorë të amerikanëve, shoqërisë civile, opozitës e këshdo që qëllon aty afër. Krejt kjo sipas profesorit, në mënyrë që Kurti ta shpërndajë përgjegjësinë.

Statusi i plotë i Krasniqit:

Lavdatat e Albin Kurtit për Oliver Ivanoviqin ishin si përgatitje psikologjike e turmave të tij militante, për ta pranuar “Zajednicën.”

Meqë Kurti nuk po ka guxim ta kryejë vetë atë obligim, e ka lënë t’ia ndihmojnë amerikanët me shoqëri civile, me opozitë e me kush të qëllon qaty afër.

Ky veprim i Kurtit që të kryhet një punë me duart e të tjerëve, ka njëfarë asocimi me Ponc Pilatin, i cili lejoi ta gjykonin Jezusin (Mesihun, paqja e Zotit qoftë mbi të) ama ashtu si donte Pilati vetë. Por, si hipokrit që ishte, ai tha se demek vendimi nuk ishte punë e tij.

Prandaj, Pilati i lau duart. I lau duart, ama nuk e lajti kurrë turpin nga vetja, për faktin që nuk mori vendim si qeveritar.

Komento: