Krasniqi: Ky kryeministër i quante policët frikacakë

00:12 | 20 Tetor 2023
krasniqi:-ky-kryeminister-i-quante-policet-frikacake

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë që kryeministri Albin Kurti dikur e kishte quajtur Policinë e Kosovës frikacake, por po i shfrytëzon kur po i duhen për poena politikë.

Komentet e saj vijnë pas ditës së sotme ku u mbajt seanca e Kuvendit për shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

“Nuk është diçka e re sepse ju e dini që po ky i njëjti kryeministër i cili është tani, dikur i ka ofenduar policët e Kosovës, duke i quajtur edhe frikacakë”, ka thënë Krasniqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“I ka sulmuar me mjete të rëna ndërsa sot del e merr lëvdata vetëm për poenë politikë”.

“Ai vetëm sa s’ka flejtë në Veri duke bërë fotografi me ta e statusa për ta, ndërsa sot asnjë fjalë të vetme nuk u tha nga partia e tij, e as nga ai”.

Komento: