Krasniqi në ditën e pavarësisë së SHBA-së: Ta ruajmë dhe ta forcojmë miqësinë e shenjtë

20:11 | 04 Korrik 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një fotografie i shoqëruar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kryetari i ri i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në facebook se liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me SHBA-të dhe Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit, njofton Klan Kosova.

“Lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie dhe ka mishëruar vlerat më të mëdha njerëzore si liria e demokracia. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit. Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë. Gëzuar 4 korrikun!”, ka thënë Krasniqi.

Komento: