Krasniqi për situatën në Kuvend: Nuk është hera e parë, e njëjta procedurë ka ndodhur edhe në vitin 2014!

14:08 | 16 Prill 2025
krasniqi-per-situaten-ne-kuvend:-nuk-eshte-hera-e-pare,-e-njejta-procedure-ka-ndodhur-edhe-ne-vitin-2014!

Mevludin Krasniqi, ka shkruar se ndërprerja e seancës së djeshme nuk ka ndodhur për herë të parë, por sipas tij, e njëjta procedurë ka ndodhur edhe me 2014.
Krasniqi, ka rënditur hapat se si ishte zhvilluar seanca konstituive e vitit 2014.

Postimi i tij:

Nuk është hera e parë, e njëjta procedurë ka ndodhur edhe në vitin 2014!

Po përhapet ideja se situata e djeshme në Kuvendin e Kosovës përbën precedent të paprecedentë. E vërteta është ndryshe.

Një situatë identike ka ndodhur edhe në vitin 2014, gjatë seancës për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e organeve të tij.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin nr. KO119/14, ka shqyrtuar në detaje procedurën e atëhershme të konstituimit të Kuvendit dhe nuk ka konstatuar asnjë shkelje për veprimet e ndërmarra atëherë.

Sipas këtij aktgjykimi (shih pikat 34, 35 dhe 36):

• Në rundin e parë të votimit, 44 deputetë votuan “për”, ndërsa pjesa tjetër nuk votuan as kundër, e as nuk abstenuan.
• Pas një pauze, Kryesuesja rifilloi seancën dhe u zhvillua një votim i dytë, ku 117 deputetë votuan “për” raportin e Komisionit ad hoc.
• Pas kësaj, deputetët dhanë betimin dhe vazhdoi procedura.

Pra, precedenti ekziston. Kryesuesi i seancës nuk ka nevoje t’i drejtohet as presidentes e as ndonjë institucioni tjetër për këtë çështje, dhe seanca duhet të vazhdoj aty ku ka mbetur.

Për më shumë, shihni procesverbalet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. KO119/14, pikat 34, 35 dhe 36, te vitit 2014
https://gjk-ks.org/…/upl…/vendimet/gjk_ko_119_14_shq.pdf

May be an image of blueprint and text that says '34. Pas kësaj, Kryesuesja deklaroi se Ae gjithë 120 deputetet ishin pranishëm dhe vuri ne votim raportin Komisionit ad hoc për verifikimin kuorumit dhe mandatave, ku 44 deputetë votuan

Komento: