Krasniqi përuron dy projekte në Shtimë dhe Ferizaj në vlerë 100 mijë euro

18:55 | 12 Tetor 2023
krasniqi-peruron-dy-projekte-ne-shtime-dhe-ferizaj-ne-vlere-100-mije-euro

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka berë përurimin e projketit ‘Zgjerimi i rrugës dhe trotuarit me ndriçim në rrugën “Shabani” në fshatin Vojnoc.

Krasniqi bëri të ditur se këto dy projekte janë financim nga Ministria e tij në vlerë prej 100 mijë euro.

Postimi i plotë:

📍Shtime dhe Ferizaj

🤝Vizitën bashk me Kryetarin e Komunës, Qemajl Aliun, e nisëm duke përuruar projektin ‘Zgjerimi i rrugës dhe trotuarit me ndriçim në rrugën “Shabani” në fshatin Vojnoc.

📸Me Kryetarin vizituam edhe Parkun për Fëmijë në fshatin Davidovc. Këto dy projekte, secili mbi 100 mijë euro janë financim i MAPL-së së bashku me Komunën e Shtimes, për të krijuar kushte më të mira për qytetarët.

🏡Pas Shtimes vazhduam në Ferizaj tek familja e Afrim Krasniqit, i cili ka përfituar nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpisë. Bashk me familjen e tij dhe 56 familje të tjera do të kenë shtëpi të reja të ndërtuara.

Komento: