Krasniqi pret në takim Majlinda Bregun, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon

18:14 | 21 Mars 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal(RCC), Majlinda Bregu.

Krasniqi nëpërmjet një postimi në facebook ka shkruar se me Majlinda Bregun kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë e rajon.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, me të cilën biseduam lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon.

Zonjën Bregu e falënderova për angazhimin dhe kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e proceve integruese për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe i shpreha qëndrimin tim se Kosova duhet ta ketë vendin e saj meritor në çdo nismë rajonale si shtet i barabartë.

Komento: