Krasniqi: Prishja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë ka ndikuar në importe dhe eksporte

14:33 | 21 Maj 2024
krasniqi:-prishja-e-marredhenieve-shba-kosove-ka-ndikuar-ne-importe-dhe-eksporte


Por, në anën tjetër rënien e importit nga Amerika për në Kosovë njohësit e çështjeve ekonomike e kanë vlerësuar si shqetësim për ekonominë kosovare.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi thotë se Qeveria me urgjencë duhet t’i harmonizoj politikat ekonomike me SHBA-në.

Ai ka radhitur shkaktarët që sipas tij, kanë ndikuar në rënien e importit dhe eksporteve me ketë shtet mik.

“Unë mendoj se shkaktar i rënies së eksporteve dhe importeve në raport me SHBA-në janë disa faktor: Pandemia, po ashtu ⁠ka rënie të investimeve qoftë vendore qoftë nga jashtë, ⁠prishja e marrëdhënieve, apo mos bashkëpunimi i Qeverisë Kurti me SHBA-të, ⁠politikat fiskale jo të favorshme për prodhuesit vendor, ⁠lufta në Rripin e Gazës dhe në Ukrahinë, ⁠sanksionet Evropiane ndaj Kosovës etj. Urgjentisht Qeveria e Kosovës duhet të reflektoj ndaj Qeveris së SHBA-ve , pra t’i përmirësojë raportet, t’i zbatoj marrëveshjet e Qeverive te mëparshme si ato me MCC-në , t’i harmonizoj politikat ekonomike me SHBA”, deklaron Krasniqi për Front Online.

Komento: