Krasniqi: Pushteti i Kurtit me plotë skandale

10:06 | 28 Maj 2022

Memli Krasniqi: Pushteti i Kurtit me plotë skandale.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kolegë ka takuar strukturat e Degës në Vushtrri.

Krasniqi, në faqen e tij ka shkruar se këtij qyteti Ferit Idrizi ka nisur t’i jap vëmendjen që meriton, përkundër mungesës së mbështetjes nga niveli Qëndror.

“Megjithatë, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri, tejkalojnë kufijtë lokal. Sot, e gjitha Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, pa projekte zhvillimore e asnjë ide për të ardhmen. Prandaj, sot është rritur edhe urgjenca e veprimit, kur ambasadat janë plotë aplikime, pushteti plotë me skandale, izolimi i pathyeshëm, ekonomia pa perspektivë, çmimet në rritje e energjia e keqmenaxhuar“, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë se për këtë arsye, në diskutim me strukturat e PDK-së biseduan për më shumë angazhim politik e qytetar.

“Ky është vetëm fillimi i një maratone, ku në synimin për të ndihmuar shtetin dhe qytetarët, ne do të japim gjithçka nga vetja”, ka deklaruar Krasniqi.

Komento: