Krasniqi: Qeveria Kurti premtoi punësim e drejtësi ndërsa i mbushi institucionet me familjarë të pushtetarëve

15:28 | 03 Dhjetor 2023
krasniqi:-qeveria-kurti-premtoi-punesim-e-drejtesi-ndersa-i-mbushi-institucionet-me-familjare-te-pushtetareve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e fundit për Kosovën ku evidentohet dështimi i qeverisë aktuale në reformën e administratës publike.

Kreu i PDK-së ka rikujtuar se Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, pas ardhjes në pushtet i ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë.

“Ndërkaq, Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi. #Regres”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

https://fb.watch/oIhhlyDxh-/?mibextid=9R9pXO

Komento: