Krasniqi tregon 3 faktorët që ndikuan në zgjerimin e koronavirusit

22:38 | 03 Gusht 2020

Valbon Krasniqi ka treguar 3 faktorët që ndikuan në zgjerimin e koronavirusit.

Drejtori i Shërbimit, Spitalor, dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se shteti ynë po kalon në situate të rëndë në përballjen me coronavirus.

Ai ka treguar 3 faktorët që ndikuan në zgjerimin e coronavirusit në vendin tonë.

“Kanë ndikuar 3 faktorë. Hapja e përnjëhershme, jo një hapje graduale, por e përnjëhershme që u shoqërua me mosrespektim të masave nga të gjithë qytetarët. Faktor tjetër që mund të ketë ndikuar, virusi ka pësuar disa ndryshime gjenetike, që kanë mundësuar përhapje të virusit. E treta, teoritë konspirative, një pjesë deri 30 % e qytetarëve sipas hulumtimeve tregojnë se besojnë se nuk ekziston virusi, nuk mbrohën dhe as nuk duan që të mbrohen nga diçka që mendojnë se nuk ekziston”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se edhe nëse mbyllet sërish vendi, pas hapjes ka rrezik që të ketë sërish numër të madh të rasteve.

Komento: