Krejtësisht ndryshe, Arbana shokon fansat e saj me pamjen e saj

23:43 | 19 Mars 2022

Arbana Osmani, vazhdon të jetë emër i njohur në mediat rozë.

Për katër muaj të tërë ajo dy herë ishte para ekranit, duke prezantuar Big Brother Vip, shkruan ORAinfo.

Duke qenë se ka kohë që është pjesë e ekranit, ajo ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të jetuar një jetë luksoze.

Vetë Arbana, ka pranuar se i pëlqen shumë të udhëtojë, e këtë gjë e bën shpesh,pasi çdo udhëtim ajo e poston në rrjetet sociale të saj.

Pas kthimit nga Maldive, ku ishte javë më parë, moderatorja ka treguar se është duke udhëtuar përsëri, por ajo çka merr gjithë vëmendjen është fytyra e saj pa grim e cila duket krejtësisht ndryshe./ORAinfo/

Komento: