Kreshnik Uka flet për aventurën e tij si i huazuar te Drenica

21:04 | 05 Maj 2021

Kreshnik Uka është futbollisti i momentit tek skuadra e Drenicës.

Uka është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe ka qenë pika më e fortë e skuadrës që nga huazimi i tij nga Prishtina.

Ai ka shënuar katër gola që nga fillimi i sezonit pranveror me skuadrën nga Skenderaj, gola këto që tashmë e kanë ndihmuar klubin të largohet nga zona e rrezikshme.

Në një intervistë për GazetaBlic Sport, Uka shprehu kënaqësinë e tij të plotë që ka arritur ta ndihmojë skuadrën në të cilën është rritur si futbollist.

“Jam duke kaluar në një formë shumë të mirë që nga huazimi nga Prishtina, sepse atje nuk kisha shumë mundësi që të luaja. Jam i lumtur për golat që kam shënuar dhe besoj që jam duke i ndihmuar skuadrës, por natyrisht pa ndihmën e bashkëlojtarëve nuk do të arrija t’i shënoja ato. Shpresoj që të shënojë edhe më shumë gola të tjerë dhe t’i ndihmojë skuadrës në garën për mbijetesë. Këtu është edhe klubi im i vendlindjes dhe gjithçka po shkon mirë” tha Uka.

Komento: