Kreu i Instituti Hidrometeorologjik tregon deri kur do të ketë reshje të shiut në Kosovë

09:34 | 21 Nëntor 2022

Aliu: Reshje do të ketë deri të mërkurën, zonat më të prekura në Dukagjin.

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se reshje të shiut do të ketë deri të mërkurën.

Aliu theksoi se zonat më të prekura nga vërshimet janë në Dukagjin, teksa në lidhje me ngricat, ai potencoi se gjatë kësaj jave nuk do të ketë, njofton Klankosova.

“Përgjatë kësaj periudhe, shihen temperaturat më të ulëta. Gjatë kësaj jave, nuk parashihet të ketë ngrica, por mjegull për shkak të ndryshimit të temperaturave. Gjatë tetë ditëve të ardhshme nuk parashihet të ketë ngrica”, ka thënë Aliu për Klan Kosova.

Komento: