
Mustafa thotë së SHBA’ja ka rol aktiv në dialog, kërkon përkrahje për Hotin dhe Thaçin për këtë proces.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol aktiv në dialogun e Kosovës me Serbinë. Kreu i LDK’së po kërkon që të përkrahen kryeministri dhe presidenti i vendit, në procesin e bisedimeve
Mustafa ka shkruar në Facebook se sot ka biseduar në telefon me Koordinatorin Shtetëror për dialog, Skënder Hysenin, te cilit thotë se i ka dhënë përkrahje për marrëveshjen gjithëpërfshirëse që rezulton me njohjen reciproke.
“Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha përkrahjen time dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke. Se dialogu është krejtësisht politik dhe rezulton me marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke”, ka shkruar Hoti.
“Po ashtu është për t’u vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, z. Hyseni me z. Philip Reeker, Asistent Sekretar Kyesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut”, ka shkruar Mustafa.
I pari i LDK’së ka kërkuar përkrahje për kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Hashim Thaçi, për ta çuar përpara dialogun politik.
“Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik. Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç”, ka shkruar ai.