Kreu i Prishtinës në aksion për zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza”

12:58 | 17 Mars 2022

Përparim Rama në aksion për zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza”.

Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin për zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po merr pjesë në inspektimin e procesit, shkruan Reporteri.

Rama në konferencë, nga vendi ngjarjes, ka treguar se gjatë kësaj kohe ka negociuar me pronarët e kiosqeve për zhvendosjen e tyre.

Sipas tij kjo mundëson zgjerimin e rrugës “Muharrem Fejza”, brenda 39 ditëve siç tha ai.

“E kemi gjetë në gjendje shumë të keqe”, tha ndër të tjera ai.

Komento: