Krijohet testi për koronavirusin që tregon rezultatin për 15 minuta

19:34 | 24 Mars 2020

Firma holandeze krijon testin për koronavirus që tregon rezultatin për 15 minuta.

Një firmë holandeze ka krijuar një test të ri për koronavirus që mund të jep rezultate për vetëm 15 minuta.

Testi i gjakut i Sensitest, i prodhuar në Kinë, zbulon antitrupa që sinjalizojnë se trupi po lufton kundër infeksionit vdekjeprurës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Megjithëse nuk është në gjendje të vërejë virusin në fazat e hershme të tij, testi mund të zbulojë nëse pacienti e ka mposhtur virusin pa shfaqur simptoma.

Kompania tha se është e hapur për të negociuar një marrëveshje me qeveritë për t’i furnizuar me teste.

Drejtori i Përgjithshëm Robert Das tha se një mjet i shpejtë diagnostikues si ky është i nevojshëm për të frenuar pandeminë globale.

Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në më shumë se 400,000.

Komento: