Kriza nga koronavirusi, lojtarët e Atletico Madrid marrin vendimin e madh

17:29 | 02 Prill 2020

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Lojtarët e Atletico Madrid do të marrin një ulje të pagave prej 70 përqind në mënyrë që të ndihmojnë pagimin e rrogave të 430 punonjësve të klubit.

Ekipet e para të meshkujve dhe femrave të Atletico, plus Atletico Madrid B dhe trajnerët, kanë nënshkruar një marrëveshje të brendshme me klubin.

Një deklaratë nga faqja zyrtare e Atletico konfirmoi marrëveshjen e përcaktuar në dy skenarë të ndryshëm në varësi të vendimeve të marra në përfundimin ose anulimin e sezonit 2019/20, transmeton lajmi.

Atletico po ndjek shembullin e Barcelonës, e cila njoftoi në fillim të javës që lojtarët e tyre gjithashtu do të marrin një ulje pagash prej 70% në mënyrë që të lehtësojnë barrën financiare për klubin.

Komento: