Krizë e madhe të Milan, i bie blera në mënyrë drastike

09:18 | 16 Mars 2020

Skuadra e Milanit është zhvlerësuar ndjeshëm kur krahasohet me fillimin e sezonit, sipas të dhënave më të fundit në dispozicion.

Kjo pasi skuadra ka përformuar dobët gjatë sezonit, duke rrezikuar seriozisht mospjesëmarrjen në sesonin e ardhshmë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra është zhvlerësuar shumë, pasi në fillim të sezonit ishte me vlerë gati gjysmë miliardë, ndërsa tani është zhvlerësuar me 94.5 milion euro – një rënie prej gati 20%, përcjell ORAinfo.

Është e qartë se shitjet në muajin janar duhet të përfshihen gjithashtu, me lojtarë si Krzysztof Piatek (27 milionë euro) dhe Mattia Caldara duke u larguar, por në të njëjtën kohë ka edhe shumë lojtarë që individualisht kanë humbur shumë nga vlera e tyre.

Në total, 13 nga 24 lojtarët në skuadër kanë rënë në vlerë, ku më e keqja janë Kessiè, Calabria dhe Paquetà sipas të dhënave të Transfermarkt.

Megjithatë ka edhe një fije shprese të Milan: Theo Hernandez është rritur nga 18 milion në 40 milionë euro, ndërsa Ismael Bennacer dhe Mattia Gabbia gjithashtu i është rritur vlera. /ORAinfo/

Komento: