Kross thotë se Xhaka do të marrë më së shumti kartonë të kuq në Bundesligë

23:40 | 25 Gusht 2023

Kroos bën parashikim interesant: Xhaka do të marrë më së shumti kartonë të kuq në Bundesligë.

Granit Xhaka gjatë kësaj vere bëri lëvizjen e tij nga Arsenali te Bayer Leverkuseni dhe edicionin në Bundesliga e nisi mirë.

Ai me Leverkusenin triumfuan 3:2 kundër Leipzig, skuadrën që triumfoi në Superkupën gjermane jo shumë kohë më parë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka marrë një vlerësim interesant nga mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos.

Ky i fundit ka parashikuar Xhakën si futbollistin më të ndëshkuar me kartonë të kuq këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.

“Graniti Xhaka padyshim se do të marrë më së shumti kartonë të kuq në Bundesligë. Unë e shoh atë një lojtar shumë të mirë. Por ai është gjithashtu një kokëfortë dhe kjo mund të ndodhë” – tha Kroos në një intervistë, transmeton lajmi.

30-vjeçari nga Prishtina u transferua te Leverkusen për 15 milionë euro nga Arsenali.

Xhaka ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me Bayer Leverkusenin.

Komento: