Më në fund rregullohet gypi, uji në kryeqytet lëshohet në orën 20:00.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se ka përfunduar kyçja e dytë e gypit të çelikut për Liqenin e Badocit dhe se e kanë lëshuar ujin.
“Fillimisht, uji mbërrin në Komunën e Graçanicës për shkak të pozicionit e pastaj edhe në zonat e tjera”, thuhet në njoftimin e KRUP.
“Derisa të stabilizohet rrjeti në tërësi, merr kohë. Andaj, ju veç jeni të informuar se uji vjen në orën 20:00”.
“Faleminderit ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit, operatorëve ekonomik dhe të gjithë konsumatorëve që janë prekur nga këto punime teknike!”.