Kryeministri Albin Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë

23:06 | 25 Mars 2023

Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe.

Pas homazheve, Kurti do të shkojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.

Besohet se temë diskutimi e Kurtit me liderët e Shqipërisë do të jetë marrëveshja e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e raporteve.

Kujtojmë se në Krushë do të bëjë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Komento: