Kryeministri e ministrat mungojnë në sallën e Kuvendit

13:11 | 04 Qershor 2020

Vazhdon avazi i vjetër, kryeministri e ministrat mungojnë në sallën e Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës, është duke mbajtur seancë plenare ku në rend ditë është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Seancën është kthyer ta drejtojë Vjosa Osmani, e cila dje kishte refuzuar ta udhëheqë seancën në të cilën u votua qeveria e bashkëpartiakut të saj.

Në sallën e Kuvendit, tashmë gjenden deputetët e opozitës së bashku me ata të pozitës, shkruan Reporteri.

Por siç duket, edhe Qeveria e zgjedhur dje me në krye Avdullah Hotin e LDK-së, po vazhdon avazin e vjetër pasi që kryeministri dhe asnjë nga ministrat e Qeverisë, nuk janë të pranishëm në sallë.

Lidhur me këtë pati kritika nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se qeveria e re e ka filluar mbrapsht, pasi që obligimi i secilës qeveri, që nga kryeministri e secili ministër,kur punon Kuvendi është me qenë në Kuvend.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që t’ua përcjellin këtë porosi bashkëpartiakëve të tyre të cilët janë në pozita udhëheqëse të ekzekutivit.

Komento: