Kryeministri Hoti: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

11:51 | 05 Qershor 2020

Hoti: Të vendosur që ta jetësojmë amanetin e Jasharajve dhe prijësve tanë.

Kryeministri Avdullah Hoti pas vizitës në kompleksin memorial “Adem Jashari” dhe në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova tha se janë të vendosur që amanetin e tyre do ta çojnë përpara.

Ai në një njoftim në Facebook tregoi për ditën e parë të punës së tij në krye të ekzekutivit, njofton Klan Kosova.

“Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz. Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet. QeveriaHoti RKS”.

Komento: