Kryeministri Hoti komenton darkën e Grenellit me Vuçiqin

21:04 | 24 Shtator 2020

Hoti komenton darkën e Grenellit me Vuçiqin.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar darkën e emisarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Hoti ka thënë se agjenda e delegacionit amerikan ishte e tillë, dhe se kjo nuk ka të bëjë me një favorizim të Amerikës ndaj Serbisë.

“Kështu ishte agjenda e tyre, nga Greqia në Kosovë, tani në Serbi dhe në Izrael”, ka thënë ai në Kanal10.

“Po të kishin qëndruar më gjatë, edhe ne do t’i kishim ofruar nikoqirllëkun e nevojshëm”, është shprehur Hoti.

Komento: