Kryeministri Hoti: Të dashur të rinj, urime dita e juaj

11:44 | 12 Gusht 2020

Hoti: Të dashur të rinj, urime dita e juaj!

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka uruar të rinjtë e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Hoti ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në ballafaqimin me COVID-19.

Postimi i plotë:

Të dashur të rinj, urime dita e juaj!

Sot bëhen 21 vite prej kur 12 Gushti shënohet si Dita e Ndërkombëtare e Rinisë. Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po e japin në ballafaqim me COVID19.

Në vend të takimeve dhe diskutimeve në aktivitete, ne sot obligohemi të jemi të bashkuar në thirrjen tonë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave. #vendosemasken

Komento: