Kryeministri Hoti tregon kur do të bëhet pagesa e 170 eurove

16:57 | 06 Gusht 2020

Pas dekretimit të Ligjit për Buxhetin nga ana e Presidentit Hashim Thaçi, i pari i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se janë duke bërë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura.

Kryeministri Hoti tha se po e bëjnë edhe planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike.

“Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura.

Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në Qeveri së shpejti”, tha ai.

Komento: