Hoti u tregon deputetëve të LVV-së se si duhet ta shohin një pikë të marrëveshjes me Serbinë.
Kryeministri Avdullah Hoti po raporton para deputetëve lidhur me njërin nga zotimet që i ka dhënë në marrëveshjen me Serbinë në SHBA që për një vit Kosova të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Megjithëse tha se e vlerëson kërkesën e deputetëve të LVV-së për këtë interpelancë, Hoti tha se është përgjigjur disa herë për këtë çështje. Ai tregoi se si, sipas tij, duhet të shihet moratoriumi nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
“Moratoriumin për aplikim duhet ta kuptoni kështu, në këtë frymë të koordinimit me SHBA-të në aplimikimin në organizata ndërkombëtare”, tha Hoti, derisa shtoi se tentimet e ardhshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk do të dështojnë si në të kaluarën.
Hoti përmendi se “vetëm në koordinim me SHBA-në ka qenë e mundur që të ngritet subjektiviteti i Kosovës”.