Kryeministri i Italisë u jep leje skuadrave, nga kjo datë fillojnë stërvitjete grupore

21:44 | 16 Maj 2020

Nga 18 maji fillojnë stërvitjet grupore në Itali.

Giuseppe Conte ka përfunduar konferencën e tij për medie.

Kryeministri italian ka zbuluar se cilët do të jenë hapat e radhës në Itali, për të dalur nga bllokimi i Covid-19.

Conte u ka dhënë leje skuadrave të Serie A që të rifillojnë stërvitjet në grup, transmeton lajmi.

Këto stërvitje, skuadrat kanë të drejtë t’i zhvillojnë duke filluar nga 18 maji.

Përkundër kësaj leje, disa skuadra mund të mos fillojnë stërvitjet, pasi nuk kanë kohë për organizim.

Komento: