Kryeministri Kurti: 21 policët dhanë jetën në krye të detyrës

12:08 | 27 Korrik 2021

Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në nder të 21 policëve të rënë në krye të detyrës, ka thënë se Enver Zymberi është simbol i sakrificës.

Ai shtoi se Zymberi punoi për një Kosovë të lirë, demokratike, të pavarur dhe me shtet të së drejtës për të gjithë.

“Enver Zymberi është simbol i sakrificës për integritet territorial dhe sovranitet shtetëror. Për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavarur me shtet të së drejtës për të gjithë. Që nga themelimi i Policisë së Kosovës 21 vjet më parë 21 zyrtarë dhanë jetën në krye të detyrës. Sot ne nderojmë veprat e burrave dhe grave që ranë duke mbrojtur viktimat e dhunës në familje dhe duke mbrojtur territorin”.

21 policët e rënë në krye të detyrës janë Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Mehmeti, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanoviq, Misin Krasniqi, Enver Zymberi, Jahi Maliqi, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj dhe Sami Thaçi.

Komento: