Kryeministri Kurti e cilëson 14 korrikun përtej Ditës Kombëtare të Francës

09:51 | 14 Korrik 2022

Kurti e cilëson 14 korrikun përtej Ditës Kombëtare të Francës.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës e ka cilësuar 14 korrikun ‘Ditën Kombëtare të Francës’ si datë që është përtej saj, pra si referencë e ndërgjegjes humane.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Kurti ka thënë se revolucioni borgjez francez është një një ngjarje e lirisë dhe që i parapriu projektit evropian.

“Sepse, për kombe dhe popuj të asaj kohe, kjo datë dhe ngjarja që ajo shenjon u paraqitën si një limit që duhej mbërritur tashmë, si një detyrë e paanashkalueshme, pavarësisht konservatorizmave të regjimeve e shoqërive, ndalimeve në konceptimin e sovraniteteve dhe drejtësisë, gjendjeve gjeopolitike në të cilat mbaheshin të ngulfatura fuqitë e kohës. Për atë datë dhe ngjarjen e saj kishin punuar të paktën dy shekuj francezë, që prej Descartesit deri tek Iluministët”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar po ashtu ka përmendur traktatet angleze si ajo i filozofit John Locke si rrjedhshmëri e krijimtarive që sollën konceptin e lirisë në zbatim.

Komento: