Kryeministri Kurti në takim me Nikollën përmend vendosmërinë e qeverisë për avancimin e dialogut me Serbinë

13:47 | 26 Mars 2023

Kurti në takim me Nikollën përmend vendosmërinë e qeverisë për avancimin e dialogut me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Kurti vuri në dukje vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe ShBA-në.

Kurti e falënderoi Nikollën për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh, si dhe vuri në dukje progresin e dukshëm në zhvillimin ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe nënvizoi se ekonomia, demokracia dhe integrimi po ecin në mënyrë komplementare, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Komento: