Kryeministri Kurti shtron iftar për përfaqësuesit e BIK-ut

22:25 | 13 Prill 2023

Kurti shtron iftar për përfaqësuesit e BIK-ut.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.

I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë” tha Kurti.

Komento: