Kryeministri Kurti takohet me De Riun, flasin për zgjerimin e shtrirjes së gjuhës italiane në Kosovë

18:57 | 18 Prill 2023

Kurti takohet me De Riun, flasin për zgjerimin e shtrirjes së gjuhës italiane në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhviloi takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ku u riafirmua vazhdimësia e marrëdhënieve të frytshme ndërmjet dy shteteve, me fokus të veçantë te zgjerimi i shtrirjes së gjuhës dhe kulturës italiane në Kosovë.

Në këtë kuadër, Ambasadori De Riu theksoi se Italia ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej shteteve me kontributin më të madh afatgjatë në Kosovë, që nga prania e qëndrueshme e KFOR-it italian e deri tek mbështetja financiare për projekte e procese të tjera zhvillimore në Kosovë.

Aktualisht, kjo mbështetje pritet të konkretizohet edhe përmes iniciativës së Ministrisë së Jashtme të Italisë për të përkrahur shkollat profesionale në profilin e hotelerisë & turizmit. Më tej, u diskutua edhe potenciali i zhvillimit të një programi të ri për gjuhën dhe kulturën italiane në Universitetin e Prishtinës, i cili do të kishte në qendër gjithashtu edhe fushën e komunikimit, bëjnë të ditur nga zyra e kryeministrit.

Komento: