Kryeministri Kurti takohet me drejtuesit e LinkedIn, i fton për investime në Kosovë

10:19 | 10 Maj 2022

Kurti takohet me drejtuesit e LinkedIn, i fton për investime në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar objektin e kompanisë së teknologjisë, LinkedIn.

Në takimin që pati me drejtuesit e LinkedIn, ai i ka ftuar ata që të investojnë në Kosovë.

“Potenciali i rritjes së madhe të hapësirës së IT-së në Kosovë ofron një klimë të favorshme investimi për kompanitë e teknologjisë”.

“Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për njerëzit tanë, siç thash gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti.

Komento: